Po ashtu edhe pėr shqiptarėt nė Zvicėr,
sė paku sa i pėrket rregullimit tė dokumenteve.
Tashmė kanė filluar punėt e Konsullatave nė
Bernė, Gjenevė dhe Cyrih. Ato ofrojnė shėrbime
tė ndryshme. Ne e dimė qė shumica prej nesh
deri mė tani i kemi kaluar pushimet nėpėr zyrat
e komunave pėr ti rregulluar pasaportat apo
ndonjė dokument tjetėr. Nė njė intervistė pėr
Albsuisse, Konsull Dhurata Selimi pėrshkruan
se ēfarė shėrbime ofrojnė Konsullatat e Kosovės
nė Zvicėr. Ky ėshtė njė lajm i mirė pėr ne!
Nė anėn tjetėr janė pushimet verore, ku shumica
prej nesh vizitojmė vendet nga vijmė ne
ose prindėrit tanė dhe me padurim presim ti
takojmė anėtarėt e familjeve, shoqet e shokėt
dhe tė ēmallemi me ta. Kjo qė thamė vlen pėr
shumicėn dėrmuese, por a mos ka edhe tė atillė
qė kanė filluar tė na shohin me njė sy tjetėr,
pak mė ndryshe? Erdhėn Shacat janė fjalė qė
kanė filluar tė dėgjohen viteve tė fundit nė Kosovė
e nė veēanti tani gjatė pushimeve verore.
A duhet tė na shqetėsojė pak pėrdorimi i kėtij
cilėsori? Duhet ditur se, tė rinjtė qe po rriten nė
Zvicėr e nė vendet tjera jashtė Kosovės nuk i
kane lidhjet me Kosovėn ashtu siē i kanė prindėrit
e tyre. Andaj, duhet pasur kujdes nė forcimin
e lidhjeve tona!
Nė kėtė numėr tė Albsuisse mund tė gjeni edhe
informacione pėr bregdetin tonė tė mrekullueshėm,
Durrėsin, Sarandėn, Vlorėn, etj., si dhe
informacione pėr kujdesin shėndetėsor gjatė
pushimeve. Shpresojmė se kėto informacione
do tė jenė tė dobishme pėr ju lexuese dhe lexues
tė nderuar!
Pushimet duhet tė na shėrbejnė qė tė relaksohemi
dhe pastaj tė kthehemi nė vendin ku jetojmė,
ku na presin punė tė shumta.