DEUTCH SHQIP
ENTERTAIMENT
THEMEN
NÜTZLICHE LINKS
ZEITSCHRIFTEN
RECHTSBERATUNG
SERVICE
PARTNERS
AKTUELLE AUSGABE

albsuisse 27
ANKETE
Gazeta "albsuisse" ju pëlqen:
prej: 1 -3
prej: 4 - 6
prej: 7-10


REZULTATI
VIDEO
NEWS
Vera dhe shkeputja e femijeve nga shkolla

Femijet
Pjesa derrmuese e femijeve pushimet verore i koncepon si dite ne te cilat mund te flesh deri ne mesdite, mund te rrish nga mbremja deri ne mengjes pa bere asgje, mund te argetohesh dhe defrehesh pa ndonje detyrim ose pergjegjesi konkrete.
Do te thote pa ndo nje orar te caktuar.

Prinderit
Nga ana tjeter, prinderit shpesh here jane te shqetesuare per kohen boshe qe femijet e tyre kalojne gjate pushimeve verore. Megjithese mediat bashkekohor si interneti, librat dhe revistat e ndryshme nuk mungojne ne shtepite e tyre, femijet qendrojne larg tyre me justifikimin se jane me pushime.

Mesuesit
Ndersa sipas mesuesve, pushimet verore dhe argetimi luajne nje rol shume te rendesishem, por paksa te rrezikshem per psikologjine e nxenesit.
Nuk vihet ne dyshim qe femija duhet te kenaqet gjate pushimeve verore, te largohet nga brenga e mesimit dhe e “presioneve psikologjike”.
Vertet qe argetimi dhe shkolla kane kahje te ndryshme, por ne duhet t’i japim perparesi argetimit te qellimshem, duke e shfrytezuar argetimin per loje, per vizita ne vende te ndryshme historike, per konkurse ne fusha te ndryshme te dijes, per veprimtari sportive etj. Veprimtarite e larmishme e ndihmojne femijen te qendroje larg jetes pasive dhe gjumit deri ne mesdite, te aktivizohet dhe njekohesisht edhe te argetohet.

Psikologu
Ne fillim te pushimeve verore perpiquni t’i inkurajoni femijet tuaj t’i vendosin qellime vetes.
Qellimet e vendosura mund te funksionojne si nje orientim ose nje kujtese se cfare duhet te realizojne ata gjate atyre pushimeve. Qellimet e percaktuara mund te jene afatshkurtra dhe afatgjata. Qellimet afatshkurtra ose ndryshe objektivat qe duhet te realizohen brenda dites te tilla si: “Sot do te lexoj 50 faqe liber dhe do te perseris nje kapitull ne matematike”. Qellimet afatgjata shtrihen ne nje pjese kohore me te madhe se sa ato aftashkurtra, (p.sh.: do mbaroj leximin e nje romani dhe perseritjen e ?-es se librit te matematikes.) Eshte po aq i rendesishem sa qellimet e vendosura edhe realizimi i tyre. Qellimet duhet te jene brenda mundesive te realizimit te tyre, ne te kundert, nuk e ndihmojne, por e corientojne femijen.
Sugjerohet qe programi i punes, i percaktuar nga femija, te kontrollohet edhe nga prinderit, dhe, nese eshte e mundur, gjate pushimeve te veres, te kontrollohet edhe nga nje mesues qe e njeh mire femijen dhe i di mangesite e tij. Ne procesin e pergatitjes se programit ditor duhet marre patjeter ne konsiderate afati kohor qe femijes i duhet per realizimin e qellimeve te vendosura. Ky afat kohor keshillohet te jete minimumi 60 minuta deri ne 90 minuta ne dite. Mundesisht te percaktohen ato orare te dites gjate te cilave femija nuk zhvillon ndonje veprimtari tjeter, p.sh. gjate orarit te drekes ne vapen perveluese te veres.
Mosshkeputja nga librat dhe studimi e ndihmon femijen jo vetem te kaloje pushime frytdhenese, por, gjithashtu, fillimin e vitit te ri shkollor ta nise me me shume entuziazem. Sipas studimeve te bera ne Departamentin e Psikologjise ne Universitetin e Virxhinias, profesor William Black shprehet:
“Rifillimi i rutines se jetes, qofte edhe pas nje shkeputjeje afatshkurter, krijon gjendje ankthi tek aplikanti”. Sipas studimeve te bera nga profesor Black, ai konstaton:
“Pas pushimeve te fundjaves, oret e para te dites se hene jane nje periudhe ankthi dhe demotivuese, jo vetem tek te rriturit, por edhe te femijet”. Sipas profesor Black, shkeputja totale e femijeve nga librat, studimi dhe crregullimet ne orarin e gjumit gjate pushimeve te veres, jo vetem qe klasifikohen si nje humbje kohe per ta, por gjithashtu veshtiresojne pershtatjen e femijeve me shkollen ne shtator, kur fillon viti i ri akademik.

aj
go back
OTHER NEWS
- Ediorial 50
- Vera dhe shkeputja e femijeve nga shkolla
- Komunikate per shtyp
- Sporti qe i konvenon femijes suaj
- Kosova ka pas dhe e ka nje bashkepunim shume te mire me shtetin Zviceran
- «Jugendgewalt unabhangig von Herkunft»
- «Schritt - weise» baselland erfolgreich gestartet
- Nelson Mandela u nderua nga Kombet e Bashkuar me mirenjohje „Hero i kohes sone”
- Shoqata “Ardhmeria” per te ardhmen e mire te komunitetit shqiptar
- Turniri tradicional i futbollit ne Nion
Te gjitha te drejtat e rezervuar

Te gjitha te drejtat e rezervuara © Albsuisse 2008
developed by ArdhmeriaNet