alt

Neil Armstrong, i njohur në historinë e njerëzimit si njeriu i parë që shkeli në Hënë, ndërroi jetë mbrëmjen e së shtunës më 25.08.2012, në moshën 82-vjeçare. Agjencia e lajmeve “Reuters” infor-moi se ish-astronauti pësoi një in-farkt dhe ndërroi jetë disa minuta më pas në një spital ku ai ishte shtruar pas një operacioni “by-pass” në zemër.

Si komandant i “Apollo 11”, Armst-rong ishte njeriu i parë në historinë e njerëzimit që hodhi hapa në një trup qiellor jashtë plane-tit tonë.

Ai shkeli në Hënë më datën 20 korrik 1969, ndjekur nga astronauti Edwin “Buzz” Aldrin, në një shëtitje që zgjati për tri orë.

Gjatë misionit his-torik, ndërsa komu-nikoi realizimin me sukses të misionit, Armstrong shqiptoi frazën legjenda-re, “ky është një hap i vogël për mua, por një hap gjigant për njerëzimin”.

Deri më sot, asnjë planet apo trup tjetër qiellor nuk është mbërritur nga njeriu.

Armstrong ishte mbajtës i Medaljes së Artë të Kongresit, nderimit më të lartë civil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kush ishte Neil Armstrong?
I lindurnë Uapakoneta të Ohajos, nga prindër me prejardhje gjermane dhe irlandezo-skoceze, Armstrong u shkëput për herë të parë nga Toka në moshën 6-vjeçare, më 20 korrik 1936, kur babai i tij e mori në një shëtitje me një avion 2-vendesh.

Më vonë, astronauti thotë se që nga ai moment ra në dashuri me qiejt, të cilëve ua dedikoi jetën.

Në moshën 19-vjeçare, në vitin 1949, Neil realizoi një kurs 18-mujor për drejtimin e avionëve ushtarakë, kohë gjatë së cilës u kualifikua për uljet në aeroplanmbajtëse.
Ndër vitet 1951-52, Armstrong shër-beu si pilot gjatë Luftës së Koresë, duke realizuar me gjuajtësin e tij një total prej 78 misionesh, për të cilat mori disa vlerësime shtetërore dhe titullin e togerit.

Pas përfundimit të universitetit për inxhinieri aeronautike në vitin 1955, Armstrongmbrojti një master shken-cor në të njëjtën fushë gjashtë vjet më vonë.

Pas disa vitesh si pilot testues të mo-deleve të ndryshme ushtarake, Neil u përfshi për herë të parë në një pro-jekt hapësinor në vitin 1962, si pjesë e grupit të punës së ndërtimit dhe testimit të një avioni të ri të avancuar shkencor për qëllime ushtarake.

Pasi u rekrutua dhe u kualifikua nga NASA, në vitin 1965, si pjesë e misi-onit “Gemini 8”, Armstrong udhëtoi për herë të parë jashtë atmosferës së Tokës, si drejtues i mjetit që mbërriti në orbitën e planetit tonë.

Pas një udhëtimi të dytë në misionin “Gemini 11”, Armstrong u përzgjodh në misionet “Apollo” në vitin 1967, por u bë kapiten i “Apollo 11” vetëm pasi kapiteni i përcaktuar për këtë udhëtim, Deke Slayton vendosi të tërhiqej.

Pavarësisht dështimit të disa misione-ve të mëparshme “Apollo”, që kishin kushtuar jetën e disa astronautëve, Armstrong pranoi të udhëhiqte “Apollo 11”, që do ta
përjetësonte em-rin e tij në librat e historisë si njeriu i parë që mbërriti në Hënë.

Megjithatë, pas suk-sesit të arritur dhe kthimit triumfal në Tokë, Neil vendosi t’i dedikohej kar-rierës akademike, duke u tërhequr nga NASA në vitin 1971, për të nisur mësimd-hënien në Universi-tetin e Sinsinatit për degën e inxhinierisë hapësinore, detyrë që mbajti deri në vitin 1979.

Si një prej figurave më autoritare brenda NASA-s, ai ishte pjesë e komisioneve hetimore të incidenteve të ndodhura me misionet “Apollo 13” dhe “Challenger”, në vi-tin 1986, ndërsa deri në fund të jetës, armstrong u shndërrua gjithashtu në sipërmarrës, nëpërmjet disa aktivi-teteve të ndryshme në të cilat bash-këpunoi.

Armstrong, i cili mbushi 82 vjeç më 5 gusht 2012, realizoi një operacion në zemër dy ditë më pas, por pavarë-sisht kësaj, pësoi një goditje fatale gjatë mbrëmjes së 25 gushtit.
Njeriu i parë që shkeli në Hënë dhe autori i shprehjes legjendare “kyështë një hap i vogël për mua dhe një hap i madh për njerëzimin”, Armst-rong lë pas tre fëmijë dhe një emër të përjetshëm në librat e historisë.

Shto një Koment


Security code
Refresh

Facebook

Meist Gelesen